Nga antikiteti te muzika simfonike, historia e muzikës shqiptare në një botim të ri

Nga antikiteti te muzika simfonike, historia e muzikës shqiptare në një botim të ri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi librin “Historia e muzikës shqiptare”, me autor prof. asoc. Nestor Kraja, një vepër që sjell një pasqyrë të gjerë të zhvillimit historik të muzikës shqiptare ndër shekuj. Libri është botim i vitit 2026 dhe përfshin një rrugëtim nga antikiteti dhe mesjeta në trojet shqiptare, duke vijuar me muzikën gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë. Në libër trajtohen gjithashtu llojet e këngëve shqiptare, kënga lirike, zhvillimi i romancës shqiptare, muzika vokale-korale, gjinitë e mëdha të muzikës vokale, muzika e baletit në Shqipëri dhe zhvillimi i muzikës simfonike shqiptare. Sipas Akademisë së Shkencave, një vlerë e veçantë e këtij botimi është trajtimi i fakteve dhe dukurive që jo gjithmonë janë pasqyruar me saktësi në literaturën historiko-muzikore shqiptare. Përmes analizës dhe...