Zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League, FSHF mbush arkën pas ndeshjeve të Kombëtares
Vendi i parë në Grupin C1 ishte i rëndësishëm edhe në aspektin financiar. Shqipëria mbylli një fushatë kualifikuese shumë pozitive, me Federatën Shqiptare të Futbollit që arkëtoi një shifër të majme nga aventura në Nations League. 1,2 milionë euro i kishte të garantuara, ashtu si çdo federatë tjetër që merrte pjesë në Ligën C.Fakti që mbyllën grupin në vendin e parë i siguroi FSHF-së edhe 1,2 milionë euro të tjera duke e dërguar në total në 2.4 milionë euro përfitimet nga kjo aventurë në këtë edicion të Nations League.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com