RAPORTI – Java nis me reshje, si paraqitet situata në bashkitë e qarkut të Shkodrës këtë të hënë…

RAPORTI – Java nis me reshje, si paraqitet situata në bashkitë e qarkut të Shkodrës këtë të hënë…

Situata në territorin e Qarkut Shkodër, në orët e para të mëngjesit të datës 16 nëntor 2026, paraqitet e qetë. Strukturat dhe kapacitetet e bashkive vijojnë të jenë në gatishmëri për përballimin e çdo situate të mundshme emergjente.Në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz, situata paraqitet e qëndrueshme. Deri në këto momente, nga strukturat e Mbrojtjes Civile nuk raportohen problematika.Sipas monitorimit të kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Qarkut Shkodër janë regjistruar rreth 40 mm reshje shiu. Nga monitorimi i kryer, nuk janë evidentuar problematika në argjinaturat mbrojtëse, kanalet kulluese dhe digën e rezervuarit të Shtodrit.Hidrovorët e Velipojës janë funksionalë dhe në gatishmëri për të operuar me kapacitet të plotë....