Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë
Një operacion i karabinierëve në zonën e Altedos, pranë Bolonjës në Itali ka zbuluar një aktivitet të përmasave të mëdha të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit në ambientet e një ish-kompleksi industrial. Autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, që dyshohet se i afrohet një toni, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar 57-vjeçar. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan bimë kanabisi ende në fazë rritjeje, lëndë narkotike që po thahej, si dhe sasi të përgatitura për paketim dhe shpërndarje në treg. Në ambientet e kompleksit ishte ngritur edhe një kamp i improvizuar, me çadra dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për të mbështetur veprimtarinë e paligjshme. Në momentin e ndërhyrjes, tre persona po merreshin me përpunimin e kanabisit. Dy prej tyre arritën të...
Burimi:
gijotina.com