Burimi:
Sot.com.al

Zbulohet motivi/ Konflikti për pronën në Shqipëri çoi në ekzekutimin e Vladimir Topjanës, detajet e reja
👁11320
Një përleshje mes shqiptarëve në Itali përfundoi në mënyrë tragjike, me humbjen e jetës së 43-vjeçarit Vladimir Topjana mbrëmjen e së dielës më 6 prill. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, pranë një lokali në Via Buonarroti, ku Topjana mbeti i vrarë nga një plumb në kokë, pas një konflikti fizik me bashkëkombasin Rogert Shota, autorin e dyshuar të krimit. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka nisi si një sherr verbal për një pronë në Shqipëri, që më pas u përshkallëzua në dhunë. Gjatë konfliktit fizik, Topjana ka kafshuar veshin e babait të Shotës, duke provokuar një reagim të menjëhershëm dhe fatal. Shota...