Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

Zbulohet kazinoja në Has, arrestohet kamarieri, shpallet në kërkim pronari

Një ambient i përshtatur për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar nga forcat e rendit në verilindje të vendit, pas një operacioni policor. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, finalizuan operacionin e koduar “Pokeri”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi veprimtarinë ilegale. Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Krumë, në cilësinë e punonjësit të lokalit, si dhe u shpall në kërkim pronari i subjektit, shtetasi E. Q., 34 vjeç, po ashtu banues në Krumë. Gjatë kontrollit të ushtruar brenda ambienteve të lokalit, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 makineri elektronike të markës “APEX”, 1 tavolinë profesionale...