Zbulohet historia e pikturës së grabitur nga nazistët që dikur varej në shtëpinë e Hitlerit
Një pikturë e grabitur nga nazistët, e cila dikur i përkiste një familjeje hebreje në Holandë dhe më pas u ekspozua në shtëpinë e Adolf Hitlerit, është identifikuar përmes një hulumtimi të ri, raporton gazeta holandeze “Het Parool”. Bëhet fjalë për pikturën “Joseph Sold by His Brothers” (Jozefi shitet nga vëllezërit e tij), të realizuar më 1831 nga piktori gjerman Carl Gottlieb Peschel. Piktura paraqet skenën biblike të Jozefit, i cili shitet si skllav në Egjipt. Vepra i përkiste Bob Nijkerkut, një koleksionist hebre nga Holanda, familja e të cilit kishte krijuar pasuri përmes tregtisë së hekurit dhe metaleve të vjetra gjatë shekullit XIX. Nijkerk kishte ndërtuar një koleksion të rëndësishëm librash të rrallë, tipografie moderne holandeze dhe pikturash. Ai e kishte marrë veprën e...
Burimi:
kultplus.com