Zbulohet ‘droga’ më e vjetër në botë, përdorej 25 mijë vjet më parë

Zbulohet ‘droga’ më e vjetër në botë, përdorej 25 mijë vjet më parë

Arrëza e arekës, një substancë psikoaktive, që sot përdoret gjerësisht në Azi, mund të jetë “droga” më e vjetër e përdorur nga njerëzit. Sipas një studimi të publikuar në revistën Science Advances, njerëzit në ishullin Sulawesi të Indonezisë e konsumonin atë që prej rreth 25 mijë vitesh. Zbulimi u bë nga një ekip studiuesish të Universitetit Griffith në Australi, të cilët analizuan mbetjet dentare të dy individëve që kishin jetuar në Sulawesi. Njëri prej tyre daton nga një periudhë 25 mijë deri në 16 mijë vjet më parë, ndërsa tjetri nga 7600 deri në 6300 vjet më parë. Kjo e shtyn shumë më pas në kohë dëshminë më të hershme për përdorimin e substancave psikoaktive, e cila deri tani lidhej kryesisht me periudhën e Neolitit...