Zbulohet Dokumenti/ Vlora Hyseni ishte propozuar në muajin gusht nga Franca për nderimin me gradën “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës”!
Franca ka përfshirë Vlora Hysenin në listën e personave të propozuar për gradën “Kalorës” të Urdhrit Kombëtar të Meritës. Emri i Hysenit figuron në një dokument zyrtar të datës 10 gusht 2026, të publikuar nga Grande Chancellerie de la Legion d’honneur. Dokumenti lidhet me propozimet për emërime ose ngritje në gradë në Urdhrin Kombëtar të Meritës për shtetasit e huaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Në dokument, Vlora Hyseni renditet në seksionin “Propozime për gradën e Kalorësit”, në kategorinë Shqipëria. Pranë emrit të saj, dokumenti francez shkruan se Hyseni është “me shtetësi kosovare dhe shqiptare” dhe e identifikon si “drejtuese të shërbimit të inteligjencës së shtetit”. Emri i saj shfaqet në listën e personave të propozuar nga vende të ndryshme. Në të njëjtën...
Burimi:
javanews.al