Zbulohet data e mbylljes së kapitullit të 20-të, Rama drejt Brukselit

Zbulohet data e mbylljes së kapitullit të 20-të, Rama drejt Brukselit

Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Data 13 tetor po diskutohet për zhvillimin e Konferencës së radhës Ndërqeveritare BE–Shqipëri, ku vendi pritet të avancojë me mbylljen e një tjetër kapitulli të negociatave. Nëse konfirmohet, në këtë mbledhje pritet të mbyllet përkohësisht Kapitulli 20, i cili përfshin politikat për biznesin dhe industrinë. Ky do të ishte kapitulli i katërt që Shqipëria mbyll përkohësisht në kuadër të negociatave me BE-në. Më 14 korrik 2026, vendi përmbylli tre kapitujt e parë: Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26-Arsimi dhe Kultura dhe Kapitullin 30-Marrëdhëniet e Jashtme. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar më herët mbylljen e këtyre kapitujve si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt...