“Zbulim unik!”, arkeologët përfundojnë gërmimet në “qytetin e panjohur” ilir në Bushat të Shkodrës

“Zbulim unik!”, arkeologët përfundojnë gërmimet në “qytetin e panjohur” ilir në Bushat të Shkodrës

Një ndërtesë unike ku mund të ishin zhvilluar ceremoni të rëndësishme politike dhe fetare dhe një sistem muresh që daton që nga periudha helenistike janë zbulimet që arkeologët nga Qendra Kërkimore e Antikitetit të Evropës Juglindore në Universitetin e Varshavës bënë në sezonet e gërmimeve që përfunduan në korrik në Bushat të Shkodrës. Prej vitit 2018-të arkeologët kanë bërë kërkime mbi një “qytet të panjohur”, një zonë e gjerë pranë qytetit antik të Shkodrës, e rrethuar me mure ciklopike. Ndërtesa ishte rreth 2,400 vjet e vjetër me “tre dhoma te bollshme dhe një korridor të gjatë”, thanë arkeologët. Fotot tregojnë konturin e strukturës së shkatërruar. Megjithëse emri i “qytetit të panjohur” nuk është vendosur akoma, dihet se ka qenë një qendër e rëndësishme urbane. Kjo...