No Image Available

Zbriti për të vendosur trekëndëshin pas aksidentit, 20-vjeçari shqiptar humb jetën në autostradë

Thomas Qirjaj ITALI- Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën 20-vjeçarit shqiptar Thomas Qirjaj, i cili u përplas nga një automjet teksa kishte zbritur nga makina për të vendosur trekëndëshin sinjalizues, pas një aksidenti në autostradë. Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, në një autostradë në drejtim të Milanos. I riu udhëtonte së bashku me katër shokë në një automjet tip 'Volvo' kur makina u përplas me barrierën ndarëse të rrugës. Pas përplasjes, Thomas Qirjaj zbriti nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës dhe për të paralajmëruar drejtuesit e tjerë për aksidentin. Në ato momente, ai u përplas nga një fuoristradë që drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili nuk arriti të shmangte përplasjen. Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ekipeve...