“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës, dorëhiqen zv.kryetarët, drejtorët dhe administratorët

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës, dorëhiqen zv.kryetarët, drejtorët dhe administratorët

Ka përfunduar mbledhja në bashkinë e Vaut të Dejës e thirrur nga kryebashkiaku Kristian Shkreli. Raportohet se 3 zëvendëskryetarët e bashkisë, 5 administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë së Vaut të Dejës, duke plotësuar kështu porositë e kryeministrit Edi Rama për rifreskim të institucioneve. Këto dorëheqje pasojnë ato të Bashkisë së Shkodrës dhe bashkive të tjera në vend pas ultimatumit të kryeministrit Rama.
Burimi: Javanews.al