Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës
Dorëheqje edhe në bashkinë e Vaut të Dejës. Siç raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, pas mbledhjes së kryebashkiakut Kristian Shkreli, tre zv.kryetarët e bashkisë, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen. Kështu, është zbatuar porosia e kryeministrit Edi Rama për “rifreskim” të institucioneve. Kujtojmë se kreu i qeverisë ka urdhëruar “pastrim” të stafit të administratës dhe ristrukturim duke u hapur rrugë emërimeve të reja. Në mbledhjen e djeshme, 14 korrik, me deputetë e drejtorë të bashkisë Tiranë, Rama vuri theksin te një sërë reformash që do mundësojnë shërbime më efikase ndaj qytetarëve./tvklan.al