Zbatimi i recetës mjekësore të unifikuar, Rama: Hap përpara në shërbimin shëndetësor

Zbatimi i recetës mjekësore të unifikuar, Rama: Hap përpara në shërbimin shëndetësor

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se, prej datës 1 gusht, receta mjekësore në formatin unik ka nisur të zbatohet në të gjithë vendin, duke e cilësuar këtë një tjetër hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor. “Me zërin e farmacistëve që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve, vjen dëshmia për më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët, dhe një ndjekje më të saktë të trajtimit”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale. Farmacistët nga ana e tyre e kanë përshëndetur këtë ndryshim, duke e vlerësuar si një lehtësim real në punën e përditshme. “Receta e re përmban të gjithë elementët që ne i kemi kërkuar për të qenë të saktë deri në ekzekutimin e plotë...