Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Manati të Lezhës. Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, babë e bir, dhe punonjësit të një servisi, Danjel Pikuli. Sipas të dhënave, babë e bir kishin dërguar automjetin për riparim dhe janë konfliktuar për pagesën e shërbimit të makinës. Kjo dyshohet se ka sjellë përplasjen me punonjësin e servisit, e cila më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, Danjel Pikuli ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin...
Burimi:
javanews.al