Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbardhen detaje nga tragjedia në Mat/ Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit
Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vrarë. Sipas ekspertizës, i riu ka humbur jetën nga asfiksia, çka përforcon pistën se ai është mbytur me qëllim. Pritet që ekspertët e kriminalistikës, të sigurojnë prova shtesë në lidhje me ngjarjen përmes automjetit të viktimës. Sakaq, policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit.