“Zakoniku” i Dushanit, gurthemel i mashtrimeve të historiografisë serbe 

“Zakoniku” i Dushanit, gurthemel i mashtrimeve të historiografisë serbe 

Nga Jusuf Buxhovi Ndonëse rënia e ish-Jugosllavisë, me shfaqjen e shteteve të pavarur: Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Kosovës,  ndryshoi realitetet shtetërore, me çka te shumë nga këta popuj filloi edhe dekonspirimi i “amzës së jugosllavizmit” të mbështetur mbi platformën e “Naçertanjes” së Garashaninit, megjithatë, te shqiptarët, në të dy anët e kufirit, në masë të madhe vazhdon diktati i historiografisë serbomadhe, që  me riaktivizimin e sintagmës së “botës serbe”, po mban peng politikisht  dhe kulturalisht Kosovën. Shthurja e Bizantit me anën e formacioneve të tjera autonome shoqërore dhe politike (feudeve, zhupanive dhe dinastive), siç ishin edhe “Despotati i Epirit”, “Despotati i Artës”dhe “Regnum Albaniae” e vitit 1272-1296  dhe të tjerave deri në shekullin XV kur do të...