“Yildiz ka të ardhme të madhe përpara, Kolo Muani e meriton të luajë para Vlahovic”

“Yildiz ka të ardhme të madhe përpara, Kolo Muani e meriton të luajë para Vlahovic”

Gjatë një interviste dhënë për numrin e sotëm të “Tuttosport”, David Trezeguet ka folur për disa nga lojtarët e Juventusit, duke filluar nga Yildiz: “Është një djalë vërtet interesant, përpara ka të ardhme të madhe. Duhet vazhduar të punohet me të në mënyrën më të mirë, t’i bëhet e qartë, përtej cilësisë së tij të padiskutueshme, se ku ndodhet dhe cili është roli i tij te Juventusi. Besoj se po tregon se është një talent premtues, por është në fillimet e karrierës. Duhet lënë i qetë dhe i lirë të argëtohet, të bëjë lojën e tij. Këto janë parakushte themelore...
Burimi: Telesport.al