Xhaka pranon se falsifikoi certifikatë vaksinimi për COVID-19: Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës

Xhaka pranon se falsifikoi certifikatë vaksinimi për COVID-19: Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës

21 September, 2026 - 12:30 Futbollisti shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar publikisht lidhur me hetimet e autoriteteve zvicerane për një certifikatë të dyshuar të rreme të vaksinimit kundër COVID-19. Prokuroria e Luzernit ka hapur procedurë ndaj Xhakës dhe një mjekeje, për të sqaruar nëse është kryer ndonjë vepër penale në lidhje me marrjen ose falsifikimin e një certifikate COVID. Hetimet janë ende në zhvillim dhe për Xhakën, sikurse edhe për mjeken, vlen prezumimi i pafajësisë, shkruan Indeksonline Në reagimin e tij të fundit, Xhaka ka pranuar se në atë periudhë kishte pasur dyshime dhe frikë të mëdha ndaj vaksinës kundër COVID-19 dhe se, në vend që t’i sqaronte shqetësimet përmes rrugëve zyrtare, kishte siguruar një vërtetim vaksinimi. “Gjatë ditëve të fundit është raportuar...