Xhaka fut veten në telashe. Mesfushori largohet nga Zvicra me efekt të menjëhershëm. Akuzohet për falsifikim
21 Shtator 2026 16:51 Telesport Granit Xhaka po kalon një periudhë të tensionuar te Zvicra. Blick raporton se Xhaka ndodhet në telashe. Ata zbuluan se ai kishte marrë një certifikatë të falsifikuar nga një mjek në Lucern, e cila konfirmonte se ai ishte vaksinuar kundër COVID-19, ndërkohë që në realitet nuk e kishte bërë këtë. Për këtë arsye, mesfushori po ndiqet penalisht dhe akuzohet për falsifikim të certifikatës së vaksinimit kundër Covid-19. Xhaka do të merret në pyetje në Zvicër në fillim të tetorit dhe për këtë shkak është tërhequr nga katër ndeshjet e radhës të “Helvetëve” në Ligën e Kombeve. Ai mund të përballet me një gjobë të majme dhe nuk përjashtohet mundësia e një dënimi me burgim me kusht. Vetë Xhaka e pranon...
Burimi:
telesport.al