“Woltemade është një 9-sh e gjysmë, më kujton Ibrahimovicin e ri. Do të shënojë 15 gola”

“Woltemade është një 9-sh e gjysmë, më kujton Ibrahimovicin e ri. Do të shënojë 15 gola”

2 Shtator 2026 16:52 Telesport Pas dështimit në sezonin e parë në Premier League te Newcastle, Nick Woltemade u zyrtarizua ditën e fundit të merkatos te Juventus, në formë huazimi. Karl-Heinz Riedle, ish-sulmuesi i Lazios, Gjermanisë dhe Borussia Dortmund, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ka treguar më gjatë karakteristikat e Nick Woltemade dhe pritshmëritë ndaj tij. “Ai është më shumë një sulmues nëntë e gjysmë sesa një qendërsulmues tradicional. Është shumë i gjatë, kjo është e vërtetë, por ka këmbë delikate: jini të sigurt se e di shumë mirë se ku është porta. Ai ka karakteristika mjaft unike. Është e vështirë ta krahasosh atë me një numër nëntë gjerman. Përkundrazi, në përmasat e duhura, në lëvizje të caktuara ai më kujton Ibrahimovicin e...