Witkoff dhe Kushner vizitojnë Moskën për bisedimet e paqes me Ukrainën, Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev!
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një pauzë tre-ditore të sulmeve ndaj Kievit, në një zhvillim që vjen në të njëjtën kohë me vizitën në Moskë të dy të dërguarve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, ndalimi i sulmeve do të nisë në mesnatë dhe lidhet me përgatitjet për bisedimet diplomatike. Witkoff dhe Kushner kanë mbërritur të shtunën në Moskë, ku pritet të zhvillojnë takime me zyrtarë rusë, përfshirë të dërguarin presidencial Kirill Dmitriev. Më pas, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, dy përfaqësuesit amerikanë pritet të udhëtojnë drejt Kievit më 6 shtator. Vizita zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të administratës amerikane për të rikthyer negociatat dhe për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan...
Burimi:
javanews.al