Vulosi fitoren e Juventusit, lojtari: Fola me Zhegrovën para ndeshjes

Vulosi fitoren e Juventusit, lojtari: Fola me Zhegrovën para ndeshjes

Juventusi ka arritur të marrë 3 pikët përballë Napolit. Bardhezinjtë fituan me shifrat 2-0 falë golave nga distanca të shënuar nga Allajbegoviçi dhe nga Boga. Ky i fundit zbuloi pas ndeshjes se kishte biseduar me Zhegrovën dhe kishin rënë dakort për të provuar më shumë gjuajtje nga distanca. Plani i tyre rezultoi i suksesshëm, pasi në mënyrë të tillë u shënuan golat. “Luajtëm me zemër. Allajbegoviçi është një lojtar shumë i fortë. Sot, para ndeshjes, folëm me Zhegrovën dhe thamë të gjuajmë më shumë. E kishim këtë ndër mend. Ai e ka atë goditje, duhet ta përdorë më shpesh dhe duhet ta bëjë këtë me bindjen që tregoi sot”, është shprehur Zheremi Boga./Sport Ekspres/