Vritet një shqiptar në Itali, u gjet në parkingun e një klubi nate në Rimini
Trupi i një shtetasi shqiptar u gjet përpara klubit të natës Vision Club, pak metra larg kufirit me San Marinon. Viktima kishte plagë në fytyrë. Një kalimtar ka dhënë alarmin, duke ndaluar një patrullë të Xhandarmërisë. Një trup i shtrirë në asfalt, fytyra e dëmtuar dhe askush që mund të shpjegojë se çfarë ka ndodhur. Ishte ora 23:30 e mbrëmjes së kaluar kur parkingu i Vision Club, lokalit të natës në kufirin mes Verucchios dhe San Marinos, u kthye në skenën e një misteri. Një 34-vjeçar ka humbur jetën. Ai ishte shtetas shqiptar, i ardhur prej pak kohësh në Itali me shpresën për të gjetur punë si murator. Por çfarë i ka ndodhur? E ka goditur një gjendje e papritur shëndetësore, është rrëzuar aksidentalisht apo...
Burimi:
syri.net