Vrau në 2020 shqiptarin në Selanik/ Arrestohet 26-vjeçari, pritet ekstradimi në Shqipëri

Vrau në 2020 shqiptarin në Selanik/ Arrestohet 26-vjeçari, pritet ekstradimi në Shqipëri

  foto ilustruese   TIRANË-Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestua provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. T., 26 vjeç, i lindur në Korçë. Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020,...