Vrau me thikë në zemër gruan, “arrest me burg” për 68-vjeçarin

Vrau me thikë në zemër gruan, “arrest me burg” për 68-vjeçarin

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 68-vjeçarin Hysni Patushi, i dyshuar për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi, dy ditë më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit, ku në momentin e konfliktit ndodheshin edhe dy të mitur dhe dhëndri i tyre. 58-vjeçarja Lumturie Patushi mbeti e plagosur rëndë pasi mori një goditje me thikë në pjesën e djathtë të kraharorit, plagë e cila i shkaktoi vdekjen. Pas ngjarjes, Hysni Patushi u largua nga banesa, ndërsa më vonë u dorëzua në polici. Aktualisht, 68-vjeçari ndodhet i shtruar në QSUT për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën, por ndaj tij është caktuar masa “arrest me burg”. Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur edhe më herët probleme...