Vrau ish-partneren dhe burrin e saj në Greqi, arrestohet pas 6 vitesh shqiptari

Vrau ish-partneren dhe burrin e saj në Greqi, arrestohet pas 6 vitesh shqiptari

Nikolin Pali GREQI-Nikolin Pali i dyshuar si autori i vrasjes së dyfishtë që tronditi zonën e Loutrakit në tetor të vitit 2020 është arrestuar nga autoritetet greke. Pali dyshohet se përdorte dokumente identifikimi të falsifikuara dhe kishte arritur t’i shmangej drejtësisë për rreth gjashtë vite, raportojnë mediat e huaja. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 tetor 2020, kur në një banesë pushimi në zonën e Flamburos, në Korinth, u gjetën të pajetë 43-vjeçarja Svetlana, e njohur edhe me emrin Fotini, dhe farmacisti 42-vjeçar Ioannis Zonitsas. Sipas hetimeve të asaj kohe, 43-vjeçarja kishte nisur një lidhje me farmacistin, ndërsa ish-partneri shqiptar dyshohet se kishte hyrë në banesë dhe i kishte gjetur të dy së bashku. Pas krimit, autori dyshohet se kishte marrë makinën e gruas dhe...