“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me ekzekutimin e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar ngjarjen si pjesë të një konflikti të gjatë mes dy fiseve. Hoxha u shpreh se për të kjo ngjarje “nuk ka kokërr misteri”, ndërsa ngriti pikëpyetje të forta për faktin se autorët e disa vrasjeve të lidhura me këtë konflikt nuk janë arrestuar. “Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri. Është ngjarje që më ka shkuar buza pas duke e përmend. Në Mirditë, prej më shumë se një dekade, kemi dy fise në konflikt që s’i zgjidh shteti”, deklaroi Hoxha. Sipas tij, bëhet fjalë për një përplasje të gjatë mes familjeve Bardhi dhe Reçi, e cila është përshkallëzuar në një seri vrasjesh dhe atentatesh. “Ndryshe nga këta në jug, këta...