Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus
Forcat e policisë malazeze kanë gjetur vendndodhjen e 30-vjeçarit rus, Mihail Sabunjin, i cili akuzohet për vrasjen e trefishtë të ndodhur një ditë më parë në poligonin e qitjes në Danilovgrad, në Malin e Zi. I dyshuari u rrethua nga forcat speciale në zonën pyjore sipër lagjes Topla në Herceg Novi, ku pas një përballjeje me armë me efektivët, i dha fund jetës duke u qëlluar me plumb në kokë. Lajmi u bë me dije për median “Vijesti” nga drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Scepanovic. Ai sqaroi se njësitë e specializuara arritën ta izolonin të dyshuarin në terrenin pyjor, por gjatë tentativës për prangosjen e tij, 30-vjeçari hapi zjarr ndaj policisë përpara se të vetëvritej. Nga ngjarja e rëndë në poligonin e...
Burimi:
javanews.al