Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut”, atentat i porositur? Sekuestrohen 13 gëzhoja në vendngjarje, merren në pyetje 20 persona
artan myrtaj SARANDË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri në Sarandë, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit. Gjithashtu, hetuesit kanë nisur këqyrjen e pamjeve të disa kamerave të sigurisë në qytet, ndërsa për të tjera ende nuk është bërë i mundur aksesimi. Në të njëjtën kohë, vijojnë kontrollet në akset dalëse të Sarandë, ku janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve. Sa i përket motivit të ngjarjes, hetuesit po verifikojnë disa pista. Njëra prej tyre është mundësia e një atentati të porositur, të kryer nga vrasës me pagesë....
Burimi:
zeri.ai