Burimi:
Sot.com.al

Vrasja e Martin Canit/ Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Mario Perlleshaj
👁6382
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Mario Perlleshaj për masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. 15-vjecari Perlleshaj që mbahet në institutin e të miturve në Kavajë kërkonte një masë më të butë sigurie. Pak ditë me parë gjykata e Tiranës kaloi dosjen në ngarkim te tij për gjykim teksa i refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar që në rast se shpallet fajtor do t’i ulte 1/3 e masës së dënimit. Familjarët e Canit kërkuan jo vetëm drejtësi, por edhe transparence nga Gjykata.