Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Vr’asja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Roland Qafoku Delegat, firmëtar dhe shkruesi i tekstit të proklamatës së Pavarësisë. I mjaftonin vetëm këto tri “punë” që Luigj Gurakuqi bëri në jetë, për të thënë se atë të hënë të 2 marsit 1925 ishte vrarë një nga shqiptarët më të mëdhenj që ka nxjerrë kjo tokë. Kur akrepi i madh me të voglin ishin puthitur në 21.00, tre plumba të dalë nga revolveri i Baltjon Stambollës e lanë të vdekur në vend duke i ndërprerë jetën atij që jo vetëm i kishte dhënë Shqipërisë, por që mund t’i jepte akoma më shumë asaj. Edhe sot në Bari të Italisë, në vendin ku u vra Luigj Gurakuqi, ndodhet një pllakat që shënon këtë krim të kryer nga një shqiptar pa asnjë vlerë ndaj një...