Vrasja e Gentian Bejtjas në 2024/ Apeli përgjysmon dënimin, 12 vite e 8 muaj burg për Ilir Beqarajn

Vrasja e Gentian Bejtjas në 2024/ Apeli përgjysmon dënimin, 12 vite e 8 muaj burg për Ilir Beqarajn

gentian bejtja-ilir beqaraj TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, i akzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur në vitin 2024. Në shkallën e parë, Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg, ndërsa Apeli ka vendosur ta dënojë me 20 vite burg. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Beqaraj do vuajë dënimin me 12 vite e 8 muaj. Ilir Beqaraj akuzohet se ka ndihmuar vrasësit të largoheshin nga vendi i ngjarjes, si dhe ka vëzhguar disa herë Bejtjan pranë banesës. Beqaraj, i cili ka përdorur dhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, është marrë i pandehur për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave”. Ilir Beqaraj...