Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, Polica: Autori punonjës i Policisë Ushtarake, viktimat 30 dhe 48 vjeç

Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, Polica: Autori punonjës i Policisë Ushtarake, viktimat 30 dhe 48 vjeç

foto ilustruese TIRANË- Policia ka reaguar për vrasjen e dy vëllezërve në Kamëz, duke njoftuar se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe më pas ëshë përshkallëzuar në përdorimin e armës.  Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e të shtënave ka humbur jetën në vend 30 vjeçari Selam Islamaj, ndërsa Nazmi Islamaj 48 vjeç dhe Shefqet Islamaj 44 vjeç, janë transportuar për në spital, ku më pas njëri prej tyre humbi jetën.  Ndërkohë, autori Ngushëllim Nazmi u arrestua menjëherë pas ngjarjes, teksa iu sekuestrua edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur për krimin.  Njotimi i Policisë: Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Pas njoftimit të marrë për të...