Vrasja e Artan Myrtajt/ Policia nis “pastrimin” e strukturave në Sarandë

Vrasja e Artan Myrtajt/ Policia nis “pastrimin” e strukturave në Sarandë

Vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj dhe plagosja e një këmbësori në Sarandë kanë sjellë reagimin e strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit. Një ditë pas ngjarjes, është ngritur një grup i posaçëm me ekspertë të Policisë Kriminale dhe të Sigurisë Publike për të rivlerësuar situatën kriminale në qytet dhe mënyrën e funksionimit të strukturave vendore. Sipas Policisë së Shtetit, vendimi është marrë pas analizës së zhvilluar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë me drejtuesit e Komisariatit të Sarandës, në lidhje me ngjarjen e 20 shtatorit. Grupi i posaçëm do të bashkëpunojë me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, drejtuesit e Komisariatit të Sarandës dhe strukturat hetimore, ndërsa do të kryhet edhe një rivlerësim i performancës së të gjithë zinxhirit drejtues të komisariatit, si dhe të efektivëve...