Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes
Këshilli Prokurorial i Kosovës, KPK këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka pezulluar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e çështjes, Arlinda Nallbani Gacaferri. Ky vendim vjen pasi kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, kishte rekomanduar pezullimin e tyre dhe kishte njoftuar procedurë disiplinore. Ky vendim u miratua në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së. Pezullimi i tyre u votua me 7 vota pro. Këshilli gjithashtu themeloi një grup hetimor për shqyrtimin e çështjes. Masat ndaj dy prokuroreve u morën pas dyshimeve për mosveprimet e tyre lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës. Tre ditë para vrasjes, Arlinda kishte kërkuar nga institucionet ndërhyrje urgjente për mbrojtjen...
Burimi:
kohajone.com