Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kurti kritika drejtësisë: Ka pasur lëshime, raporti i detajuar do publikohet nesër!

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kurti kritika drejtësisë: Ka pasur lëshime, raporti i detajuar do publikohet nesër!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi ashpër funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke vlerësuar se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka pasur një “zinxhir sistemor lëshimesh” nga institucionet përgjegjëse. Në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës, Kurti e cilësoi reformimin e drejtësisë si urgjencë kombëtare dhe paralajmëroi se Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë afat deri të enjten, në orën 18:00, për të dorëzuar raportet e tyre të detajuara mbi evidencat dhe lëshimet në secilin zinxhir të institucioneve. “Tash, kur po flasim, kanë mbetur edhe 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e atij raporti, të cilin sigurisht se do ta ndaj me publikun. Nesër mbrëma, para orës 18:00, i pres raportet”, tha ai. “Secila vrasje është vepër...