Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot

Sot Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme pas rastit tragjik në Pejë, ku Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli. Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tashmë ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e seancës. “Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, e cila tri ditë më parë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale” – ka thënë Nagavci në Facebook më 26.10.2026. “Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi nisur menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, që...