“Vrapi” i kredisë e rriti raportin kredi-depozita në 2024

“Vrapi” i kredisë e rriti raportin kredi-depozita në 2024

Raporti mes kredive dhe depozitave të sektorit bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti në nivelin 49.55%, nga 46.7% që kishte qenë një vit më parë.Rritja e këtij raporti është nxitur nga zgjerimi i shpejtë i kreditimit të ekonomisë vitin e kaluar, përkundrejt një rritjeje më të ngadaltë të depozitave të publikut.Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti kredi-depozita reflekton një strukturë të aktiv-pasiveve që krijon lehtësi në administrimin e likuiditetit, si edhe stimuj potencialë për të rritur më tej kredidhënien.Pjesa e mbetur e aktiveve të sektorit bankar shqiptar konsistojnë kryesisht në letra borxhi të qeverisë...
Burimi: Monitor.al