Votim familjar në një QV në Berat/ Komisionerja përplaset me qytetarin: Do të lajmëroj policinë, ik

Votim familjar në një QV në Berat/ Komisionerja përplaset me qytetarin: Do të lajmëroj policinë, ik

Vijojnë denoncimet për shkelje të Kodit Zgjedhor. Këtë herë bëhet fjalë për votim familjar në Lapardha të Beratit, në qendrën e votimit 3435. Siç duket edhe nga pamjet një e moshuar ka votuare shoqëruar nga e afërmja e saj. Kaq është dashur që votuesit e tjetër të reagojnë dhe të filmojnë rastin për të faktuar shkeljen. Ndërkohë që komisonerja e QV ka debatuar me votuesin që filmoi votimin familjar. “Kush po voton dysh, do lajmërojë policinë, ik”, dëgjohet t’i thotë komisionerja qytetarit me tone të larta.
Burimi: Sot.com.al