Votat e diasporës, Gonxhja: Greqia na surprizoi për keq, tregoi më shumë probleme se të gjithë shtetet me dorëzimin e zarfeve

Votat e diasporës, Gonxhja: Greqia na surprizoi për keq, tregoi më shumë probleme se të gjithë shtetet me dorëzimin e zarfeve

Kandidati i PS për Tiranën, Blendi Gonxhja, i ftuar në Report TV, foli edhe për votën e diasporës. Ai ka rezervapër Greqinë, shtet për të cilin thotë se na ka surprizuar për keq, pasi ka probleme me ndarjen e pakove zgjedhore për emigrantët shqiptarë. Gonxhja tha se është një ndër shtetet që tregoi më shumë probleme në dorëzimin e zarfeve për diasporën. “Ndërkohë që kemi disa probleme, kjo ka bërë t’i përvishemi fort Greqisë. Ka edhe një problem me adresat. I ka njerëzit jo në adresat ku deklarojnë. Njerëzit po shkojnë tek pikat postare, po plotësojnë votën atje. Ka rifilluar dhe...
Burimi: Javanews.al