Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha:Arkend Balla e Sara Mila, deputetë të karteleve!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për mediat në selinë blu ka vijuar me akuza të forta ndaj procesit zgjedhor të 11 majit. Madje ai nuk është mjaftuar me aq, por i ka cilësuar deputetët e rinj të shumicës si “deputetët e karteleve”. “Vota vdiq pa hyrë në kuti, kjo është farsa elektorale. Këto janë elementët që tregojnë se si Arkend Balla, Sara Mila, Besa Spaho dhe të tjerë morën 130 mijë vota. Deputetët e karteleve,” u shpreh Berisha. Përveç manipulimeve, në procesin e votimit, janë përdorur edhe forma të ndryshme të blerjes së votës. “Po vërtetohet tashmë...