Von der Leyen: Kanadaja mund të anëtarësohet në BE
Bashkimi Evropian dhe Kanadaja synojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushat e Inteligjencës Artificiale, klimës, energjisë dhe sigurisë, ndërsa po shqyrtojnë një model të ri partneriteti që mund ta afrojë Otavën më shumë me strukturat evropiane. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi gjatë një vizite në Montreal, në kuadër të samitit Kanada-BE, se të dyja palët mund të ndërtojnë një marrëdhënie që i afrohet anëtarësimit më shumë se çdo model bashkëpunimi i ndjekur deri më tani. Ajo përmendi mundësinë që Kanadaja të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i Bashkimit Evropian, megjithëse kjo është një ide që kundërshtohet nga disa vende anëtare dhe nuk përbën një status me kuptim të përcaktuar ligjor në kuadrin aktual të BE-së. ‘Ne mund të ndërtojmë një...
Burimi:
syri.net