Vodhi supermarketin në Gjirokastër, francezi arrestohet në Rinas

Vodhi supermarketin në Gjirokastër, francezi arrestohet në Rinas

POLICIA E SHTETIT Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin francez, të shpallur në kërkim, Y. S., 26 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë. Në përfundim të veprimeve procedurale, për të nisi procedimi në gjendje të lirë, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas francezë, të shpallur në kërkim, më datë 03.07.2025, kanë vjedhur produkte në një market. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim; Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net