Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vodhën një automjet në një garazh, bie në prangat e policisë 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (Emrat)
👁11922
Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i identifikuar si Marjus Shkëmbi dhe ka shpallur në kërkim Ergivio Hysën pas vjedhjes së një automjeti në Yzberisht. Dy të rinjtë, dyshohet se kanë vjedhur automjetin më 25 prill 2025. Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftim: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën...