Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim
Policia e Tiranës identifikon 2 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 banesa, ndërkohë që ka vënë në pranga njërin e ka shpallur në kërkim tjetrin. Në banesën e të arrestuarit gjenden dhe sekuestrohen 900 000 lekë, 5 700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve. ‘Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Vlera”, si rezultat i të cilit janë zbardhur 2 raste vjedhjesh dhe janë identifikuar...