Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vlorë/ Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike gati për shitje, pranga 21 vjeçarit
👁7930
Sekuestrohen 60 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje, arrestohet në flagrancë shtetasi R. K., 21 vjeç. Sipas bluve të Vlorës, 21 vjeçari është vënë në pranga pas kontrolleve intensive nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, ku iu sekuestrua edhe lënda narkotike. “Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka vijuar të ushtrojë kontrolle në lagje të ndryshme të qytetit, ku si rezultat: Në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, u kap në flagrancë...