Vlorë, reshjet shkaktojnë përmbytje në disa rrugë, probleme me trafikun
Reshjet e shiut kanë shkaktuar grumbullim të ujit në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, duke sjellë edhe probleme me qarkullimin e automjeteve dhe bllokim të trafikut në disa zona për disa minuta Ndërkohë, bulevardi kryesor i qytetit, zona e Albano Romina dhe akset që përmbyten shpesh nuk paraqesin probleme të raportuara. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e ujit nga rrugët e prekura, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.
Burimi:
syri.net