Vlorë/ Merrte para për të favorizuar një subjekt privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së

Vlorë/ Merrte para për të favorizuar një subjekt privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së

Është vënë në pranga një punonjës i OSSH-së, pasi dyshohet se merrte para për të favorizuar një subjekt privat në Vlorë. Shtetasi me iniciale M.S., 35 vjeç, u kap në flagrancë duke marrë 10 euro nga një subjekt privat me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, nëpërmjet ndërhyrjes në aparatin matës. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi L. H., 42 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin M. S., duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”....
Burimi: Sot.com.al